​Hamburg: “Solidariteti pa kufij”, 100 mijë njerëz në rrugë

​Hamburg: “Solidariteti pa kufij”, 100 mijë njerëz në rrugë

Demonstruesit po mblidhen sot në Hamburg, në ditën e fundit të samitit G20, në prag të mitingut masiv në të cilin organizata “Solidariteti pa kufij” pret të marrin pjesë 100 mijë vetë, transmeton Bloomberg.

Agjencia shkruan se demonstratat e sotme pasojnë disa protesta kundër kapitalizmit gjatë javës së kaluar në këtë qytet gjerman, të cilat u shndërruan në “beteja” të rrugëve ndërmjet anarkistëve të maskuar dhe policisë, e cila ishte përgatitur me pajisje për shpërndarjen e demonstruesve me topa uji.

Shpërndaje në: