​Hapet qendra më e madhe e votimit në Skenderaj

​Hapet qendra më e madhe e votimit në Skenderaj

Është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunën e Skenderajt në shkollën Shaban Jashari, ku të drejtë vote në këtë qendër kanë 4 mijë e 999 qytetarë.

Në këtë komunë janë 53 mijë e 479 votues, ku janë 33 qendra të votimit me 75 vendvotime.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Shpërndaje në: