​Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino arrin në Kosovë

​Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino arrin në Kosovë

Presidenti i FIFA-së Gianni Infantino ka arritur tashmë në Kosovës ku është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Bashkë me Infantinon në vendin tonë ka ardhur edhe presidenti i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armand Duka.

Ai vjen në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore.

Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Para mediave Infantino do të flas në ora 15:00.

Shpërndaje në: