10 plumba qëllohen në drejtim të Shefirit, këshilltarit kryesor të presidentit të Ukrainës: Shoferi në operacion

10 plumba qëllohen në drejtim të Shefirit, këshilltarit kryesor të presidentit të Ukrainës: Shoferi në operacion

Këshilltari kryesor i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiyt, i ka shpëtuar një tentim-vrasjeje që zyrtarët thonë se është e lidhur me betejën politike ndaj interesave korruptive e kriminale.

Të paktën dhjetë plumba ishin shtënë ndaj veturës së Serhiy Shefirit, këshilltarit dhe mikut të vjetër të Zelenskiyt, derisa ai po udhëthonte përmes fshatit të Lesnykyt drejt kryeqytetit.

Vozitësi i tij është qëlluar me tre plumba dhe po i nënshtrohet një operacioni kirurgjik, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Shefiri nuk është qëlluar nga të shtënat.

Fotografiti tregojnë se policia kishte gjetur dhjetë vrima të plumbave në veturën e përdorur nga Shefiri.

Policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar deri tash.

Moska ka mohuar përgjegjësinë për sulmin në fjalë.

Zelenskiy u shpreh se do ta shkurtonte udhëtimin e tij për në New York pasi t’i adresohej asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Periskopi

Shpërndaje në: