10 shenja që tregojnë se keni zgjedhur partnerin e duhur

10 shenja që tregojnë se keni zgjedhur partnerin e duhur

Marrëdhëniet dhe martesat mund të jenë të ndërlikuara. Një marrëdhënie e shëndetshme nuk është gjithmonë një kuti me çokollata ose një tufë lulesh, megjithëse vitet e para janë gjithmonë kështu. Por ka edhe disa çifte që luftojnë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin dhe shpesh pyesin nëse janë martuar me personin e duhur, veçanërisht kur faza e muajit të mjaltit ka kaluar. Ndonjëherë, duke qenë në një marrëdhënie të mërzitshme për një kohë të gjatë, gjithashtu mund të bëjë që një person të përshtatet aq shumë sa që të harrojnë të kërkojnë lumturinë në atë marrëdhënie. Megjithatë, gjërat ndryshojnë kur martoheni me personin e duhur dhe keni qenë në një marrëdhënie të lumtur për një kohë të gjatë.

Por si mund ta kuptoni se jeni martuar me personin e duhur?

1.Ju dhe partneri juaj diskutoni të ardhmen tuaj së bashku.

Një martesë ose marrëdhënie e lumtur nuk ka të bëjë gjithmonë me udhëtime apo darka në restorantet e zbukuruara, por është gjithashtu marrëdhënie e lumtur pasi parashikoni dhe diskutoni për të ardhmen. Nëse bashkëshorti juaj flet për të ardhmen tuaj së bashku dhe kërkon mendimin tuaj për çështje që kanë të bëjnë me ju ose fëmijët, atëherë jinni të lumutra.

2.Ju dhe partneri juaj kanë argumente produktive.

Dashuria nuk ka të bëjë me të qënit gjatë gjithë kohës në një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Debatet duhet të ndodhin. Është në rrëgull nëse argumentojmë me dikë por jo kur këto argument janë të shëmtuara. Argumentet produktive kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjes për një problem. Ju jeni me personin e duhur nëse ai debaton me ju për diçka, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe kompromis me ju (pa ju treguar mungesë respekti)!

3.Familja dhe miqtë tuaj e pëlqejnë partnerin dhe të gjithë ata ju pëlqejnë juve. Zakonisht miqtë dhe familja e ngushtë nuk gabojnë; ata thonë atë që ndjejnë – pa paragjykime. Dhe nëse ata kanë diçka për të thënë për partnerin tuaj, ju duhet t’i dëgjoni. Nëse prindërit, miqtë ose të afërmit tuaj e lavdërojnë bashkëshortin tuaj për diçka të mirë, ose ju mendoni se bashkëshorti juaj ju ka bërë një person më të mirë, heshtni dhe falenderoni Zotin që e ka sjellë atë në jetën tuaj..

4.Partneri juaj nuk i tregon sekretet tuaja; as ju nuk i tregoni të tijat.

Ndarja e sekreteve normale (ato që bëjnë për të qeshur) me miqtë tuaj ose anëtarët e familjes është diçka e mirë, por nuk është kështu nëse tregoni sekretet e mëdha. Ne të gjithë kemi disa sekrete të thella që i ndajmë vetëm me disa të afërm dhe presim që ata t’i ruajnë këto sekrete. Nëse bashkëshorti juaj respekton privatësinë tuaj dhe mban sekretet tuaja, kjo tregon se ai ju respekton.

5.Partneri juaj ju bën një person të mirë dhe anasjelltas.

Nëse partneri juaj ju frymëzon të jeni një person më i mirë dhe ju keni të njëjtin efekt tek ai, kjo është një shenjë e sigurt se jeni në marrëdhënien e duhur. Përmirësimi duhet gjithmonë të ndodhë nëpërmjet frymëzimit!

6.Ju keni vendosur qëllime financiare.

Diskutimi i financave është një problem i madh që hasin shumë çifte. Shumë çifte nuk përballen me realitetin dhe nuk ndajnë gjendjen e tyre të vërtetë financiare me njëri-tjetrin – dhe ky është vetëm një problem i vogël që bëhet shkaku kryesor i problemeve të afërta. Por çiftet e forta nuk i mbajnë sekret problemet e tyre (madje as barrën e tyre financiare). Nëse partneri juaj ndan qëllimet e tij financiare me ju dhe ju bëni të njëjtën gjë me ta – ju të dy jeni duke ecur në rrugën e duhur.

7.Ju kaloni kohë së bashku.

Çiftet e martuara që kalojnë kohë me njëri-tjetrin dhe zhvillojnë biseda zakonisht janë më të lumtur për një kohë të gjatë. Nëse partneri juaj ka filluar të dëgjojë muzikë klasike vetëm për shkak se ju pëlqen juve, kjo tregon dashurinë e tij për ju dhe gatishmërinë e tij për të bërë gjërat që ju bëjnë juve të lumtur. Në mënyrë të ngjashme, nëse ju keni filluar të luani video-lojëra për shkak se bashkëshorti juaj i pëlqen po bëni gjënë e duhur. Kalimi i kohës së bashku duke bërë gjërat që i pëlqejnë partnerit është një shenjë e të qënit në një marrëdhënie të shëndetshme.

8.Ju kaloni kohë larg njëri-tjetrit, duke bërë gjërat që ju pëlqen. Ju e dini që jeni martuar me personin e duhur nëse ai beson dhe nuk ju bën shumë pyetje sa herë që i kushtoni rëndësi vetes apo kur takoni dikë. Gjithkush ka nevojë për pak kohë vetëm dhe pak kohë me miqtë. Nëse ju dhe partneri juaj kaloni kohë duke bërë gjërat që ju pëlqeni individualisht, atëherë ju jeni në një marrëdhënie të sigurt.

9.Ju dhe partneri juaj krijoni një ekip të mirë, por mbani edhe identitetet tuaja individuale! Nëse keni qenë së bashku për disa vite, mund të keni disa gjëra që ndoshta nuk keni nevojë t’ia thoni partnerit tuaj për t’i kuptuar. Nëse mbani identitetin tuaj, ndiqni synimet tuaja dhe inkurajoni partnerin tuaj të bëjë të njëjtën gjë, marrëdhënia juaj është e fortë.

10. Ju dhe partneri juaj keni miqtë tuaj dhe miqtë e përbashkët.  Për një marrëdhënie të fortë, një çift nuk duhet gjithmonë të rrijë me njëri-tjetrin çdo minutë të ditës. Gjetja e një ekuilibri të shëndetshëm është i rëndësishëm. Shumica e çifteve të martuara kanë disa miq të përbashkët ne të cilët kalojnë kohë.  Por në të njëjtën kohë, ata gjithashtu kanë shokët dhe shoqet e ngushta individuale.

Shpërndaje në: