12 ditë fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, Matoshi: Partitë duhet të fokusohen në programet e tyre, dhe jo të merren me kundërshtarët
12 ditë janë në dispozicion të partive politike për të bërë fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit të këtij viti. Shkaku i polarizimeve të mëdha në mes partive politike dështoi krijimi i Qeverisë, pasi partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje nuk arriti ta binde pothuajse asnjë parti të bënte koalicion.
Analisti politik, Halil Matoshi, për Periskopin ka vlerësuar se partitë politike në vend duhet të fokusohen ne mirëqenien e qytetarëve dhe jo të merren me kundërshtarët.
“Partitë politike do të duhej te fokusoheshin në programet dhe politikat e tyre publike si ofertë për qytetarët dhe jo të merren me kundërshtarët”, tha ai.
I pyetur se a do të ketë thellim të polarizimit, apo pritet që partitë të përdorin gjuhë më korrekte e të moderuar?
Matoshi ka vlerësuar se partitë politike do të zhvillojnë betejën politike rreth kthimit të vendit në legalitet konstitutcional.
“Mendoj se Kosova është mjaft e polarizuar, e shteti buzë suspendimit të kushtetutshmënisë, prandaj beteja e vërtetë politike duhet të zhvillohet rreth kthimit të vendit në legalitet, konstitucional”, tha tutje ai.
Ai ka thënë se fushatën zgjedhore VV do ta fokusojë në retorikat për veriun, ndërsa për opozitën ka dhënë një këshillë se çka duhet të ofrojë
“Po duket se VV ka kufizime nga BE që të zhvillojë dendur retorikat për ‘çlirimin e veriut’ nëse dëshiron heqjen e sanksioneve!? Ish opozita duhet që të ofrojë zhvillim ekonomik – veçmas menyra si të zbutet inflacioni që ka arritë 3.5 % – para nacionalizmit etnik”, tha Matoshi./Periskopi/



