13 të vdekur dhe 225 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 të vdekur dhe 225 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë rezultuar pozitivë 225 persona derisa 13 persona kanë vdekur.

201 persona janë shëruar nga virusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHP-se.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, theksohet ne njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815./Periskopi/

Shpërndaje në: