13 vite pas zhdukjes, macja bashkohet me pronaren e saj (Foto)
13 vite pas zhdukjes, macja Boo është bashkuar me pronaren e saj, me të cilën e ndanin 40 milje.
Janet Adamoëicz kishte raportuar në polici se i kishte humbur macja para shumë vitesh, shkruan Daily Mai.
Macja atë kohë 4 vjeçare, ishte zhdukur në vitin 2005, por kërkimet për të nuk ndaluan asnjëherë.
Ajo thotë se kishte kaluar mijëra kilometra, kishte pyetur në pothuajse çdo shtëpi për macen, të cilën e donte si fëmijë.
Por, fati e kishte shkruar dhe dyshja u bashkuan përsëri pas 13 vitesh. Pronarja ka thënë se macja kur e pa, e njohu atë dhe iu afrua menjëherë për ta përkëdhelur.