144 aktorë nënshkruajnë peticionin: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës

144 aktorë nënshkruajnë peticionin: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës

Një listë me 144 aktorë, duke nisur nga Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani e të tjerë emra të rëndësishëm, janë publikuar në profilin e Facebook të Zamira Kitës.

Aktorët kanë nënshkruar këtë peticion që të largohet video e aktores, Elia Zaharia që shihet duke e sulmuar ish-burrin e saj Princ Lekën.

Më poshtë gjeni edhe kërkesën e aktorëve si dhe emrat e atyre që tashmë e kanë firmosur këtë peticion.

KËRKESA E PLOTË

Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.

Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.

Është e thjeshtë të jesh spektator, duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!

Margarita Xhepa
Robert Ndrenika
Roza Anagnosti
Luiza Xhuvani
Zamira Kita
Rajmonda Bulku
Luli Bitri
Mevlan Shanaj
Natasha Lako
Vasian Lami
Marjeta Ljarja
Driada Dervishi
Rozi Kostani
Sokol Angjeli
Ema Andrea
Myzafer Ziflaj
Rudina Dembacaj
Alesia Xhemalaj
Gent Zenelaj
Rozana Radi
Helidon Fino
Merita Smaja
Adelina Muça
Anila Bisha
Suela Bako
Romir Zalla
Rita Gjeka
Andia Xhunga
Indrit Çobani
Armela Demaj
Milto Kutalli
Eni Jani
Genc Fuga
Sanie Hoti
Flaura Kureta
Rovena Lule
Sara Smaja
Ervina Kotolloshi
Mimoza Marjanaku
Ola Harizaj
Ervin Bejleri
Blerta Belliu
Niada Saliasi
Beslidhje Bytyçi
Genti Deçka
Ilirda Bejleri
Donald Shehu
Ardita Mullai
Griselda Rushanaj
Ilda Pepi
Gaz Paja
Ajlin Petrela
Qëndrim Rijani
Kristian Koroveshi
Rafael Hoxhaj
Albana Perhati
Griselda Prendaj
Arlinda Morina
Iris Canaj
Ina Morinaj
Erdit Asllanaj
Deivid Myslim
Armela Demaj
Sonila Kapidani
Anila Petrela
Edvin Mustafa
Viola Xhindi
Aliona Pogaj
Elona Hyseni
Klea Konomi
Klesta Shero
Amri Hasanlliu
Roerd Toçe
Arian Çuliqi
Ermela Ruri
Xhino Musollari
Ketjona Pecnikaj
Frenci Gjerasi
Ajlin Petrela
Mihal Kaçi
Sedmir Memia
Sara Koçi
Luisa Dinellari
Xhoni Spahi
Erdet Miraka
Stiv Osmanaj
Adela Gjyla
Megi Duka
Mario Bali
Silva Brahimataj
Besart Cani
Blerta Ponari
Greta Kumria
Xhoana Karaj
Manjolla Loja
Nevila Çaushi
Agnes Nokshiq
Ureaa Ahmeti
Sidorela Kocaj
Serxhjo Danga
Edison Kajdomqaj
Anxhelo Dauti
Romeo Bushati
Ergi Hasani
Aleksi Velo
Mariglen Domi
Astrit Loshi
Nurie Myftari
Dashamir Gega
Ilir Bega
Parashqevi Hallkaj
Rajmonda Hamzaj
Kastriot Ramollari
Hyre Gosturani
Nevila Shabani
Elona Çaushi
Seri Maloku
Migena Zaçe
Gerta Prifti
Selena Kurti
Ema Gurra,
Elvina Gurra
Joana Omeraj
Daniela Dyrnjaja
Danja Ganxo
Juliano Zholi
ester Koni
Katerina Konini
Kejsi Koxhaj
Donald Cani
Nilda Shahini
Endri Koçeku
Dashamir Uku
Sazan Duma
Mark Kakusi
Ada Zala
Vilson Alimadhi
Rubin Ceka
Delvis Myslymi
Ajkana Topalli
Sonila Qorraj
Esmeralda Gashi
Aleksio Alitaj
Alvaro Cenko.

 

Shpërndaje në: