16-vjeçarja dyshohet se u dhunua në Dubovik të Deçanit, u mor me veturë nga një person nga Peja

16-vjeçarja dyshohet se u dhunua në Dubovik të Deçanit, u mor me veturë nga një person nga Peja

Një rast i rëndë dhunimi dyshohet se ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit, ku viktimë është një 16-vjeçare.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur viktima është paraqitur në stacion policor e shoqëruar nga një familjar, ku ka dhënë deklaratë për ngjarjen.

Bazuar në deklarimin e saj, një person i dyshuar nga Peja kishte shkuar te shtëpia e saj dhe më pas e kishte marrë me veturë, ku pas largimit disa metra nga shtëpia, dyshohet se pa dëshirën e saj është kryer marrëdhënie seksuale, raporton Sinjali.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë hetimore dhe Prokurori për të Mitur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Viktima është udhëzuar të paraqitet për intervistim në ditët në vijim, në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Periskopi/

Shpërndaje në: