17 mostra nga Podujeva dërgohen në Institut për t’iu bërë testet për koronavirus

17 mostra nga Podujeva dërgohen në Institut për t’iu bërë testet për koronavirus

17 mostra janë marr sot nga Komuna e Podujevës për t’iu bërë testet për pandeminë COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur,  epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bedrie Rama.

Rama ka thënë për Insajderin se bëhet fjalë për 10 mjekë dhe disa anëtar të familjarëve të të infektuarve tashmë me koronavirus.

“17 mostra janë marr sot nga Komuna e Podujevës dhe janë dërguar në Institutin e Shëndetit në Prishtinë. Bëhet fjalë për 10 mjekë e infermierë. Sot, ekipet e Institutit së kanë ardh edhe i kanë marrë mostrat e presonit dhe të dy familjeve që kanë ardh para dy javësh nga Italia”, ka thënë Rama.

Epidemiologia ka shtuar se “Ndonëse gjasat janë shumë shumë minale, ata mjekë janë izoluar dhe janë duke qënduar në shtëpi të tyre”.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 33 persona të infektuar me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 88.

Shpërndaje në: