180 vjet apo 45 për Thaçin dhe të tjerët – Avokatët: I paqartë përkthimi

180 vjet apo 45 për Thaçin dhe të tjerët – Avokatët: I paqartë përkthimi

Derisa sot ka nisur seanca për fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar dënimin prej 45 vitesh, “mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave”, shkruan Periskopi.

“Ne i qëndorjmë asaj çfarë kemi parashtruar në dosjen tonë, që ne i qëndrojmë faktit që ne kerkojmë dënimin e personave konkret,pra ne nuk kërkojmë dënimin për shtabin e përgjithshëm por për persona konkret. ZPS kërkon vendim dënimi për të  gjitha pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 viteve mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra apo të kryera nga secili prej personave”, tha prokurorja

Por kjo deklaratë lë shumë pikëpyetje nëse dënimi prej 45 vitesh përfshin të katër të akuzuarit së bashku, apo nëse kërkohet dënim i tillë për secilin individualisht.

Periskopi ka kontaktuar dy avokatë në lidhje me këtë dilemë, të cilët kanë vlerësuar se kjo çështje nuk u sqarua qartë nga Prokuroria dhe, sipas tyre, përkthimi nuk ishte korrekt.

“Përkthimi është i paqartë”, tha Skender Musa për Periskopin.

Prokuroria kërkon dënimin prej 45 viteve për ish-krerët e UÇK-së

Shpërndaje në: