19 vjeçarit në Skenderaj i sekuestrohet një armë

19 vjeçarit në Skenderaj i sekuestrohet një armë

Në orët e pasdites së djeshme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës u bë në rrugën “Bekim Berisha” në kohën kur një njësi policore po trajtonte një rast të një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave, me ç’ rast nga i dyshuari V. M. (19 vjeçar) është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin për armëmbajtje pa leje është intervistuar personi i dyshuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Shpërndaje në: