Shorti i AKK-së, Kurtit, Konjufcës do t’u kontrollohet prejardhja e pasurisë

Shorti i AKK-së, Kurtit, Konjufcës do t’u kontrollohet prejardhja e pasurisë

Agjencia e Kundër Korrupsionit nga sot deri në fund të këtij viti do të kontrollojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.

Përmes shortit i cili u hodh sot, pasuria e shumë fytyrave publike dhe të njohura për publikun do të jenë nën kontroll të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku do të bëhen gjetjet se a përshtatet deklarimi i pasurisë së këtyre.

Gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Kundër Korrupsion pasuria do t’i kontrollohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ministrave të kabinetit qeveritarë e kryetarë partie.

Kontroll të pasurisë do t’iu bëhet edhe disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta.

“Nga numri i përgjithshëm i  zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, tha Buleshkaj, raporton EO.

 

Shpërndaje në: