Situatë e qetë në veri

Situatë e qetë në veri

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan raporton se afër ndërtesës së kësaj komune shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake.

Serbët lokalë janë duke mbajtur atje protesta rregullisht, prej 29 majit.

Ata janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor

Ata protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Zyrtarë të lartë të Kosovës kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.

Shpërndaje në: