Vdes motoçiklisti i aksidentuar te “1 tetori”, Policia jep detaje

Vdes motoçiklisti i aksidentuar te “1 tetori”, Policia jep detaje

Një motoçiklisti që u përfshi në aksidentin në rrugën “Edmond Hoxha” në kryeqytet ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka treguar se në në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën. Ekipet e mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë ai/Periskopi/

Shpërndaje në: