Xhudistet në kërkim të medaljes së parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Xhudistet në kërkim të medaljes së parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Xhudistet kosovare Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, do të garojnë sot për një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudo është sporti ku Kosova mund të mbajë shpresat për medalje.

Garat sot do të nisin nga ora 12:00 sipas kohës tonë lokale.

Në këto lojëra ekipi i vendit tonë përfaqësohet me tetë xhudistë edhe me Laura Fazliun, Loriana Kukën, Akil Gjakovën, Arbër Kullashin dhe Shpat Zekën.

Këta do të garojnë ditët në vazhdim.

Ekipi i xhudos drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Shpërndaje në: