2 milionë dinar serb, mijëra euro e dokumente -Krejt çka u gjet në shtëpinë e togerit serb të PK`së që dyshohet se është spiun i BIA`s
Policia e Kosovës bashkë më Prokurorinë Speciale dhe IPK kanë arretuar një polic të Kosovës i dyshuar për spiunazh.
Sipas RTV Dukagjinit, në shtëpinë e Bojan Jevtić janë gjetur 2 milionë dinar serb, 10 mijë euro, dhe disa dokumente, transmeton Periskopi
Jevtiq ka qenë nën hetim dhe vëzhgim prej një kohe të gjatë, për shkak të dyshimeve të bazuara për bashkëpunim me struktura të Serbisë dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme me karakter të sigurisë kombëtare.



