20 vjet në polici, si ndodhi sherri në komisariat që i mori jetën efektivit

20 vjet në polici, si ndodhi sherri në komisariat që i mori jetën efektivit

Efektivi i policisë Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në kryeqytet ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit i cili ishte polic prej 1 viti e gjysmë ka ndodhur një konflikt banal.

Sherri brenda ambineteve të komisariatit ka ndodhur pak çaste para se efektivët të bënin instruktazhin (ndarjen e detyrave) dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Sipas burimeve të Euronews Albania autori i vrasjes, efektivi Ludian Zaimi ka qëlluar të paktën me 6 plumba ndaj kolegut të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori është ndaluar nga kolegët teksa dilte nga komisariati.

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.”, ka thekson Policia.

Shpërndaje në: