27 vjeçari i çon në gjyq prindërit e tij: “S’më pyetën a doja të lindja në këtë botë”

27 vjeçari i çon në gjyq prindërit e tij: “S’më pyetën a doja të lindja në këtë botë”

Një njëzet e shtatë vjeçar nga India ka paditur prindërit e tij që i dhanë lindje pa e pyetur.

Biznesmeni nga Mumbai me emrin Raphael Samuel i ka thënë BBC-së që është gabim të sillen në jetë fëmijë për shkak se duhet të durojnë dhimbje gjatë gjithë jetës.

Natyrisht, z. Samuel, e kupton që miratimi ynë nuk mund të kërkohet para se ne të lindim, por insiston që “nuk ishte vendimi ynë që të lindim në këtë botë”, përcjell Periskopi.

Ai beson që meqë nuk jemi pyetur se a duam të lindim ose jo, duhet të paguhemi për gjithë jetën veç që jetojmë.

Një kërkesë e tillë do të shkaktonte grindje në çdo familje, por Samueli thotë se e çon mirë me prindërit e tij [të dy, avokatë].

Në disa prej parullave të tij thuhet: “Ju s’keni asnjë borxh ndaj prindërve,” e pastaj “Ju përdorin për zbavitje” e pastaj “Pse duhet të vuani? e pastaj “Pse duhet të ngecni në trafik? e pastaj “Pse duhet të punoni?” e pastaj “Pse duhet të ndjej dhimbje apo depresion?”

Shpërndaje në: