Federata e Zvicrës sulmon Kosovën

Federata e Zvicrës sulmon Kosovën

Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar rreth kundërshtimeve të mëdha që kanë të bëjnë me futbollistët kosovarë që luajnë për Zvicrën.

Është folur shumë kohëve të fundit rreth asaj se a kanë ose jo të drejtë lojtarët shqiptarë të Zvicrës për t’u paraqitur për Kosovën.

Kjo Federatë e ka kundërshtuar Federatën e Futbollit të Kosovës për tentim të arritjes së marrëveshjes me yjet nga Kosova që luajnë për Zvicrën.

“Situata aktuale e futbollistëve të Zvicrës dhe FFK-së është ajo që Zvicra mundohej ta evitonte shumë më herët. Në kongreset e fundit të UEFA-s dhe FIFA-s patëm insistuar që t’i qartësojmë gjërat, e që tani ndodhën. Fatkeqësisht UEFA dhe FIFA nuk na dëgjuan. U votua pranimi i Kosovës, ashtu siç dëshironte Zvicra”, thotë ASF.

“Por në vend se Kosova të punojë në forcimin e saj si federatë, zyrtarët e saj kanë punuar me javë që të afrojnë dhe të bindin lojtarë që të luajnë për Kosovën në eliminatoret e Botërorit. Kjo ka zgjuar komente të shumta, nganjëherë edhe emocionuese, nga shumë palë, që ka shtuar presion të madh te lojtarët dhe familjet e tyre. Një qëndrim i qartë i FIFA-s do të sqaronte situatën menjëherë”, ka potencuar federata helvetike,  raporton “Zëri.info”.

ASF insiston se futbollistë qe dashtë të lihen të qetë.

“ASF bënë thirrje për ndershmëri dhe respekt. ASF konsideron se futbollistët e përfaqësueses sonë me rrënjë të huaja kanë mundur të zgjedhin Zvicrën apo vendin e origjinës në qetësi, pa u bërë presione të tepruara e armiqësore. E njëjta vlen edhe për familjet e tyre”, vazhdon ASF, e cila potencon se është dashtë që FIFA ta thotë fjalën e saj, ndonëse është e bindur se kosovarët nuk kishin të drejtë ta ndërrojnë ekipin përfaqësues. Pavarësisht situatës, ASF shpreh besim të plotë te futbollistët e saj me prejardhje nga Kosova”.

Shpërndaje në: