300 emigrantë të lënduar pas përleshjeve me policinë në Maqedoni

Dhjetëra emigrantë dhe refugjatë janë plagosur të dielën, kur policia maqedonase qëlloi me gaz lotsjellës dhe plumba gome në turmat e njerëzve në anën e kufirit grek.
Më shumë se 300 emigrantë janë trajtuar pas lëndimeve që kanë marrë, në mesin e tyre të lënduar ka pasur gra dhe fëmijë, njofton Klan Kosova.