333 mijë euro për shtëpinë e pleqve (Dokument)

Komunës së Prizrenit, së shpejti do t’i shtohet edhe një shtëpi e pleqve. Kështu bëhet e ditur në tenderin që Komuna ka publikuar.
Për këtë ndërtim nga buxheti janë planfikuar të shpenzohen jo më pak se 333 mijë e 148 euro, shkruan IndeksOnline.
Konkurrenca në mes të operatorëve shihet të ketë qenë mjaft e madhe. Siç bëhet e ditur, në garë kanë qenë 24 kompani.
Ndërsa fituese e këtij tenderi është shpallur kompania “G Project”, të cilës i është besuar kjo punë.
Data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës thuhet të jetë 1 janar. /Indeksonline/


