350 kilogramë kokainë dhe 300 mijë dollarë i kapen shqiptarit në Brazil

Periskopi.com Lajme

350 kilogramë kokainë dhe 300 mijë dollarë (mbi 287 mijë euro), janë gjetur në banesën e shqiptarit Altin Drimadhes në San Paolo.

Rasti ka ndodhur më 7 qershor.

Sipas deklarimit të policisë braziliane droga ishte e paketuar nën logon e markës se njohur të veshjes “Luis Vuitton”.

Policia ka arritur t’i arrestojë dy persona të armatosur që ruanin banesën e shqiptarit.

Sipas autoriteteve braziliane shqiptari është koka e rrjetit të trafikimit të lëndës narkotike.

“Gangsteri shqiptar” siç e cilësojnë mediet braziliane dyshohet se po tenton të largohet nga Brazili dhe se mund të ndodhet aktualisht në kufijtë e Bolivisë.

Policia i kishte sekuestruar edhe dy telefona celularë të koduar, dy armë të tipit AK 47 dhe një USB që përmban një video regjistrim të procesit të ngarkimit të ngarkesës së kokainës në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit, raporton Abcnews.al.