40 herë dështim: Kuvendi mbetet në “komë”
Kuvendi i Kosovës nisi sot me kërkesën e kryesuesit Avni Dehari për dhënien e emrave nga partitë politike për Komisionin që do të mundësonte votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra pasi doli në foltore kërkoi nga Dehari të respektojë Kushtetutën, raporton Periskopi.
“Kryesues po të bëjmë tirrje edhe njëherë respektoni Kushtetutën…”, tha Deliu.
“Regjia të lutem ndërpritja mikrofonin”, tha Dehari.
“Kryesues ju lutem zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kthehuni në rend dite”, tha më pas deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Ndërkaq, pas kësaj reagoi sërish kryesuesi Dehari “Regjia, ju lutem le të ndërpritet”.
Ndërkaq, Time Kadrijaj nga AAK me ironi propozoi për anëtar të Komisionit, Albin Kurtin.
“Ne si Aleancë kemi ndryshua qëndrim, na vjen keq.. e kemi një emër për Komision… dhe për komision e propozojmë deputetin Albin Kurti”, tha ajo me ironi.
Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues, dhe kanë argumentuar se kështu është thënë edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
Për nëj zgjidhje të mundshme edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmanit ka ftuar liderët e partive politike në takim.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi.
“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë”, tha Krasniqi.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidentja Osmani.
Ai tha se presidentja duhet të ketë qëndrim për këtë situatë.
“Bën mirë nëse presidentja na fton, bën mirë të ketë qëndrim për këtë situatë”, tha ai.
Abdixhiku: Presidentja bën mirë të ketë qëndrim për këtë situatë



