41-vjeçari Ronaldinho kompleton hat-trickun me njw parabolë sensacionale nga brendësia e zonës

41-vjeçari Ronaldinho kompleton hat-trickun me njw parabolë sensacionale nga brendësia e zonës

Nëse e keni përcjellur Ronaldinhon në ditët e arta të tij, e drejtë të themi se jeni prej atyre me fat.

Braziliani është qartazi futbollisti me më së shumti aftësi teknike në histori. Nuk kishte asgjë që Ronaldinho nuk mund ta bënte me topin.

Është mëkat se e pamë atë në nivelin më të lartë për vetëm pak sezone te Barcelona. Po të kishte qenë pak më i fokusuar dhe më profesional, ekziston çdo mundësi që tash të kishim qenë duke folur për të njejtë si për Pelen, Diego Maradonan, Lionel Messin, Cristiano Ronaldon e kështu me radhë.

Por asgjë nuk mund ta heq nga repertuari i tij faktin se u dha kënaqësi miliona fansave rreth e qark botës. Ai është padyshim lojtari më i madh i gjeneratës, transmeton Periskopi.

Dhe fansat më të rinj që nuk patën fatin as ta kujtonin ose ta shihnin atë duke luajtur, duhet të shkojnë në YouTube për t’u mahnitur nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Edhe në moshën 41-vjeçare, megjithatë, ne jemi të kënaqur të raportojmë se Ronaldinho e ka ende…

Pavarësisht se i ka varur këpucët në vitin 2015, maestro brazilian është ende më se i aftë të prodhojë magji me top futbolli.

Ai u shfaq në një ndeshje ekspozite këtë javë, duke luajtur përkrah djalit të brazilianit Ronaldo, dhe shënoi një hat-trick të shkëlqyer.

Goli i tij i tretë dhe i fundit në ndeshjen e fundvitit kundër një skuadre të drejtuar nga komediani Carlinhos Maia ishte një goditje e bujshme nga brenda zonës së rreptësisë.

Ronaldinho bëri rezultatin 5-1 ndaj skuadrës së tij, pasi realizoi golin më delikat me lobimin pas portierit kundërshtar.

Shikoni hat-trikun e Ronaldinhos (përfshirë lobin e tij mahnitës) këtu:

Shpërndaje në: