5 vite nga premtimi i madh i Thaçit: Kemi vendosur që të ndërtojmë një stadium me 30 mijë ulëse në Prishtinë

5 vite nga premtimi i madh i Thaçit: Kemi vendosur që të ndërtojmë një stadium me 30 mijë ulëse në Prishtinë

Hashim Thaçi tani president i Kosovës para pesë viteve kishte premtuar se do të ndërtohej një stadium në Prishtinë me një kapacitet prej 30 mijë ulësve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot

Hashim Thaçi vazhdimisht i ka dhënë përkrahje të madhe Kombëtares së Kosovës, por një gjë të tillë gjithmonë e ka bërë me anë të postimeve në Facebook, shkruan Periskopi.

Madje, në kohën kur ai ishte kryeministër kishte dhënë një premtim të madh që sot e asaj dite nuk është realizuar kurrë.

Thaçi më 18 mars 2014 në kohën kur ishte kryeministër i vendit kishte shkruar në Facebook se do të ndërtohej një stadium me kapacitet prej 30 mijë ulëseve.

“Si një tifoz futbolli dhe si Kryeministër i vendit dëshiroj që Përfaqësuesja e Kosovës të marr pjesë në mënyrë dinjitoze në garat ndërkombëtare. Për këtë na duhet një stadium i nivelit botëror.

Sot ju njoftoj se kemi vendosur që të ndërtojmë një stadium me kapacitet prej rreth 30 mijë ulëse në kryeqytet. Bëjani share këtij postimi, nëse edhe ju e mbështesni këtë nismë për stadiumin e ri” shkruante Thaçi në Facebook para 5 viteve.

E kur kanë kaluar 5 vite nga ky premtim stadiumi le që nuk është nisur fare, por ka ndërruar edhe lokacion. Stadiumi kombëtare do të ndërtohet në Drenas, por përfundimi i këtij projekti nuk dihet se kur do të ndodhë. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: