500 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të vijnë nga SHBA javën e ardhshme

500 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të vijnë nga SHBA javën e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të vijnë në Kosovë gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se për këtë në muajin shtator presin një numër të madh të qytetarëve që do të vaksinohen.

“E kemi bërë planin e vaksinimit dhe kemi kërkuar që nga vikendi i ardhshëm të punohet edhe të dielave. Në shtator presim që ky numër të rritet edhe më shumë. Marrë parasysh që përveç 500 mijë dozave që na vijnë nga SHBA donacion, janë diku edhe mbi 230 mijë doza që vijnë nga kontrata bilaterale me kompaninë Pfizer”.

Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX.

Shpërndaje në: