6 të arrestuar, prej tyre 5 të mitur, për dëmtim të varrezave në Obiliq

6 të arrestuar, prej tyre 5 të mitur, për dëmtim të varrezave në Obiliq

Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Obiliq nën dyshimin për dëmtim të varrezave apo kufomave. 

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të më 13 dhjetor në fshatin Plemetin.

“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit”, thuhet në njoftim.

Prej të arrestuarve 5 janë të mitur.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur)  për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit thuhet se po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin./Periskopi/

Shpërndaje në: