75 milionë euro: Qeveria Kurti nuk e di si do të subvencionohen qytetarët për energji elektrike

75 milionë euro: Qeveria Kurti nuk e di si do të subvencionohen qytetarët për energji elektrike

Kemi pritur e po presim që një javë një përgjigje nga Ministria e Financave, për të kuptuar mënyrën se si do të subvencionohet energjia elektrike e proklamuar nga Qeveria e Kosovës, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë përgjigje, prandaj vendosëm ta shkruajmë tekstin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se shtrenjtimi i energjisë elektrike është i pashmangshëm dhe pritet të ndodhë në çdo moment. E për këtë, Qeveria ka paraparë që të subvencionohen qytetarët për rritjen e energjisë elektrike.

Nga Qeveria e Kosovës, u folën 75 milionë euro për këtë subvencionim, por deri më tani nuk dihet mënyra e subvencionimit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se destinacioni përfundimtar i këtyre të hollave do të jetë subvencionimi i faturave të qytetarëve dhe bizneseve dhe se paratë nuk do të shkojnë te KEDS-i.

Ajo nuk ka theksuar mënyrën se si do të bëhet ky subvencionim.

“Asnjë cent nuk përfundon në xhepat e KESCO-së ose KEDS-it, nëse kjo ju brengos. Sa i përket mekanizmit si do të shkojë, kjo do të bëhet në mënyra të ndryshme. Kam kërkuar të dizajnohet një mekanizëm sa më i thjeshtë dhe efiqient për të gjithë”, ka thënë Rizvanolli të hënë në Kuvendin e Kosovës, ku pati debat parlamentar për shtrenjtimin e rrymës.

Ndërkohë, para disa ditëve, Ministri i Financave na njoftoi se nuk i kishin planifikuar mjetet prej 75 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike, gjë që krijon paqartësi.

Murati ka theksuar se nuk kanë planifikuar mjete buxhetore për krizën energjetike me buxhetin e vitit 2022, mirëpo sipas tij këto para do të sigurohen nga mjetet e kontigjencës ose nga Pakoja e ringjalljes ekonomike.

“Kjo është një situatë emergjente dhe nuk është se kemi mundur ta parashohim një shumë të tillë në buxhetin të cilin e kemi dorëzuar në Kuvend në fund të tetorit. Mjetet duhet t’i sigurojmë, sepse ka linja buxhetore të kontigjencës, ka linja edhe nga Pako e ringjalljes ekonomike, sepse duhet pasur parasysh se mbështetja për të pasur furnizim të rregullt nënkupton edhe mbarëvajtje të ekonomisë në një formë. Në anën tjetër, nëse kthehen reduktimet ose çmimi shtrenjtohet në nivel të papërballueshëm kjo shkakton probleme zinxhirë edhe në ekonominë e vendit”, ka thënë Murati.

Pavarësisht deklarimeve të ministrave të Qeverisë Kurti, deri më tani asnjë nuk ka treguar konkretisht mënyrën e subvencionimit.

Rritja evenetuale e çmimit të energjisë elektrike ka krijuar irritim te populli, të cilët nesër por edhe ditëve në vijmë kanë paralajmëruar protesta teksa partitë opozitare po presin që të votohet një rezoulutë kundër rritjes së çmimit të rrymës./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: