76 vjeçari Biden lufton ashpër kundër sulmeve të kandidatëve tjerë
Joe Biden ishte shënjestra qendrore mes dhjetë kandidatëve demokratë për president të ShBA-ve në pjesën e dytë të debatit të dytë që u mbajtur në Detroit.
Rivalët e tij provuan ta rrëzonin ish zëvendës-presidentin nga statusi i kryesuesit të garës.
Për dallim nga debati i muajit të kaluar në Miami, megjithatë, ku Biden dukshëm kishte probleme që të mbronte veprimet e tij të së kaluarës, këtë herë ai ishte i gatshëm për luftë.
76 vjeçarit iu turrën kandidatët më të rinj e më divers që mësynin të binin në sy dhe të rriteshin në sondazhe.
Kjo përfshinte edhe senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris, që në debatin e fundit me shkathtësi e kishte sulmuar pozicionin politik të kaluar të Bidenit; po ashtu veproi edhe senatori i New Jersey-t, Cory Booker, me të cilin Biden u përlesh për drejtësinë kriminale.
“Mos ma bëj të zorshme,” u dëgjua t’i thoshte Biden, zonjës Kamala Harris.
Mbrëmjen e kaluar, yjet progresive si Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren po mbronin majtizmin e theksuar të Partisë Demokratike, ndërsa në mbrëmja e së mërkurës u dominua nga përplasje të personaliteteve dhe taktika./Periskopi



