Kaq është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Kaq është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it, të datës 05.04.2026, çmimet për produktet e naftës janë përcaktuar si në vijim: nafta (dizel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.74 euro për litër, benzina me 1.43 euro për litër, ndërsa gazi me 0.88 euro për litër.

Ministria njofton se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e datës së përcaktuar./Periskopi

Shpërndaje në: