“8 Marsin tjetër e hëngsh në dhe”, kështu i drejtohet ndjekësja autores së “Përputhen”

Periskopi.com Showbiz

Olsa Muhameti ka publikuar një mesazh që i ka shkruar një ndjekëse në rrjete sociale, me rastin e 8 Marsit.

Ajo e ka ofenduar rëndë madje i ka uruar edhe vdekjen, shkruan lajmi.net.

“8 Marsin tjetër e hëngsh në dhe”, kanë qenë fjalët e ndjekëses drejtuar autores së “Përputhen”.

Pasi ka bërë publik këtë mesazh, Olsa ka shkruar se do donte ta festonte këtë ditë, por në fakt gratë janë të parat që nuk duan njëra-tjetrën.

“Doja shumë të festoja këtë 8 mars, por ne vajzat dhe gratë jemi të parat që nuk duam njëra-tjetrën. 8 marsin tjetër e hëngsh në dhe, nuk di Zot i madh mëshirë. Kjo është një grua se di a është nënë, e shihe pak me çfarë urrejtje ka ndaj meje, nuk më njeh fare po fare”, ka shkruar Olsa.

Ndryshe, “Përputhen” ka nisur tashmë transmetimin e njohjeve 40+ ku mbrëmë në Prime u njohën disa nga konkurrentët.

Shpërndaje në: