93 helikopterë dhe 995 pajisje ushtarake pranë kufirit turk

93 helikopterë dhe 995 pajisje ushtarake pranë kufirit turk

SHBA-të janë duke shtuar ndjeshëm prezencën e tyre në Mesdhe nëpërmjet dërgimit të forcave të shumta ushtarake në qytetin grek të Aleksandropulosit, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë pas problemeve të hasura me këtë të fundit në lidhje me bazën ajrore të Incirlikut.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani në Aleksandropulos janë dërguar të paktën 73 helikopterë të avancuar “Apache” dhe “BlackHaëk”, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të regjimenteve të helikopterëve në ushtrinë amerikane.

“Apache” janë helikopterë që mbështesin sulmin e forcave tokësore në beteja të drejtpërdrejta si mes këmbësorisë apo forcave të blinduara, kurse “BlackHaëk” përdorën kryesisht për transport trupash, raporton abcnews.al.

Krahas tyre, në këtë bazë janë dërguar deri më tani 995 pajisje të tjera ushtarake duke shënuar kështu prezencën më të madhe në histori të forcave amerikane në tokën greke.

Për zhvillimin më të madh deri më sot – dislokimin e Forcave të Armatosura të SHBA-së, përkatësisht helikopterë dhe automjete përmes portit të Aleksandropolis, me destinacion kryesor vendet e NATO-s në Detin e Zi dhe prej andej Europa Lindore në zonë u gjetën dje zyrtarë amerikanë dhe grekë. Siç ka vënë në dukje me kohë “K”, vetëm këtë javë në Aleksandropolis kanë lëvizur gjithsej 73 helikopterë dhe 995 pajisje, ku numri total ka arritur në 2000 njësi dhe Forcat e Armatosura të SHBA-së kanë shpenzuar rreth 4.5 milionë dollarë për të. biznesi. Vlen të theksohet se një pjesë e helikopterëve dhe personelit po promovohen në Stefanovikio (15 Apache dhe 9 Black Haëk), ku Brigada e Parë e Forcave Ajrore të SHBA (1 CAB) do të kryejë stërvitjen e saj dimërore.

“Vëllimi gjithnjë në rritje i aktivitetit ushtarak këtu në port nënvizon zgjerimin e rolit strategjik dhe rëndësisë së Aleksandoupolisit për Greqinë, për Shtetet e Bashkuara dhe për rajonin,” tha ambasadori i SHBA në Athinë, Jeffrey Payat.

Mediat greke raportojnë se SHBA-të janë të interesuara për të blerë portin e Aleksandropolisit në kuadër të privatizimit të tij, si dhe atë të Kavallës. Përveç interesit thjesht ushtarak, amerikanët janë të gatshëm edhe për ngritjen e një qendre energjie, kryesisht nëpërmjet lëngëzimit të gazit natyror (LNG) dhe dërgimit të tij përmes rrjeteve ekzistuese (TAP) në tregjet në Evropë dhe Ballkan.

Turqia ka reaguar ashpër ndaj këtij zhvillimi pasi tashmë ndjehet e kërcënuar edhe në kufirin e saj perëndimor krahas problemeve që ka në lindje për shkak të luftës në Siri. Në deklarata të ndryshme publike, drejtuesit e shtetit turk e kanë cilësuar këtë një provokim të rëndë nga SHBA-të dhe Greqia.

Shpërndaje në: