Ish-presidenti izraelit i dënuar për përdhunim, lirohet nga burgu

Ish-presidenti izraelit i dënuar për përdhunim, lirohet nga burgu

Katsav, (71) u lirua nga burgu Maasiyahu në pjesën qëndrore të Izraelit të mërkurën pas vuajtjes së dënimit prej 5 vitesh nga 7 vite sa ishte i dënuar për përdhunim.

Në dhjetor të vitit 2010, Katsav u dënua për kryerjen e përdhunimit dhe sulmit seksual derisa shërbente si ministër i kabinetit. Ai u dënua gjithashtu për ngacmim seksual ndaj dy grave në kohën kur ishte president.

Në fund të vitit 2011, ai filloi vuajtjen e dënimit prej shtatë vitesh burg.

Katsav u zgjodh president nga ana e Knessetit (Parlamentit izraelit) në vitin 2000. Ai u detyrua të japë dorëheqje në vitin 2007, 15 ditë para përfundimit të mandatit të tij, në mes të dyshimeve për abuzim seksual.

Shpërndaje në: