Interi merr një lajm fantastik para ndeshjes me Atalantan: Ylli i skuadrës mund të rikthehet

Interi merr një lajm fantastik para ndeshjes me Atalantan: Ylli i skuadrës mund të rikthehet

Romelu Lukaku ka qenë mungesa e madhe e Interit në ndeshjet e kaluara ndaj Pamës dhe Real Madrid. Sulmuesi belg ka probleme muskulare dhe për këtë arsye nuk ka mundur që të luajë në këto dy ndeshje.

Sinjale pozitive për lojtarin kanë ardhur këto ditë dhe Lukaku mund të rikuperohet për sfidën  ndaj Atalantas, ditën e diel.

Belgu tregoi shenja përmirësimi në stërvitje dhe stafi zikaltër nuk e përjashton mundësinë që ai të grumbullohet ndaj bergamaskëve. Një lajm pozitiv edhe për trajnerin Conte që më në fund mund të “buzëqeshi” pasi do të ketë të gatshëm lojtarin titullar.

Shpërndaje në: