Chelsea në top formë, shpartallon edhe Sheffieldin me lehtësi
Chelsea ka arkëtuar tri pikë të arta në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit, duke fituar me rezultat 4- 1.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes McGoldrick që shënoi në minutën e nëntë.
Abraham në minutën e 23-të barazoi rezultatin, kurse Chilwell në minutën e 34-të kaloi vendasit për herë të parë në epërsi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Gjatë pjesës së dytë ishte qendërmbrojtësi Thiago Silva që pas asistimit së Ziyech në minutën e 77-të realizoi golin e tretë për “Blutë”, derisa fitoren e vulosi Timo Werner në minutën e 81-të.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngritët në pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se lideri Southampton, derisa Sheffield qëndron në fund me vetëm një pikë.



