Pas raportit të Periskopit për ndeshjen ilegale dhe ndërprerjes së saj, reagon edhe Policia e Kosovës

Pas raportit të Periskopit për ndeshjen ilegale dhe ndërprerjes së saj, reagon edhe Policia e Kosovës

Redaksia e Periskopit ka siguruar një reagim nga Policia e Kosovës në lidhje me ndeshjen ilegale të futbollit serb brenda territorit tonë.

Periskopi sot mori informata se një ndeshje ilegale e Ligës së Tretë të futbollit serb, mes Trakovo dhe Trepçës, po zhvillohej brenda territorit të Kosovës.

Redaksia jonë menjëherë kontaktoi me Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila reagoi menjëherë duke marrë masa.

Brenda pak minutave, u organizua një aksion i shpejtë nga Policia e Kosovës, e cila ndaloi ndeshjen.

Periskopi ka kërkuar vazhdimisht të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast dhe tash ka siguruar reagimin.

”Bazuar në informacionet zyrtare nga rajoni, pas pranimit të informatës zyrtare për zhvillimin e lojës, njësitet relevante policore kanë shkuar në lokacion, dhe bazuar në vendimet zyrtare nuk kanë lejuar të zhvillohet ndeshja/loja,” thuhet në reagimin e Policisë pwr Periskopin.

Shpërndaje në: