Ministria e Kulturës dhe Sportit thotë që kërkuan ndalimin e ndeshjes serbe ne veri
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka folur në lidhjee ndalimin e zhvillimit të ndeshjes ilegale të futbollit, Takovo – Trepça, e paraparë të luhet në Mitrovicën e Veriut.
Ndeshja u ndalua nga policia e Kosovës, e që sipas Alajt i ndaloi pas kërkesës së bërë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
“Kam kërkuar nga policia e Kosovës për të marrë masat dhe ata e kanë bërë këtë bazuar në arsyetimet e dhëna”, ka thënë Alaj për Gazetën Olle.



