Ziyecha me intervistën e mbrëmshme bëri për vete të gjithë fansat, ja me kë po e krahasojnë marokenin

Ziyecha me intervistën e mbrëmshme bëri për vete të gjithë fansat, ja me kë po e krahasojnë marokenin

Chelseat i ka munguar Eden Hazard që nga largimi i tij në Real Madrid – por tifozët e Blues mendojnë se intervista e djeshme e Hakim Ziyech, pas ndeshjes, tregon se ai është zëvendësues i belgut, shkruan Periskopi.

Ziyech shkëlqeu dje me Chelsean, duke bërë dy asistime dhe duke krijuar 6 raste për të shënuar, në fitoren 4:1 ndaj Sheffield United.

Ziyech u intervistua pas ndeshjes dhe për tifozët ai u pa si një Hazard i dytë; me qëndrimin e tij të qetë, vetëbesimin e qartë dhe buzëqeshjen.

Shfaqja e Ziyech fitoi gjithashtu vlerësime nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard, i cili tha: “Ai është një lojtar i klasit të lartë.

Ziyech, i cili u bashkua me ‘të kaltrit’ për 34 milion £ nga Ajax në fillim të këtij viti, u emërua me të drejtë ‘Njeriu i Ndeshjes’. /Periskopi.

Shpërndaje në: