Ajaxi kryeson në ligën holandeze, vazhdon me fitore
Katër herë kampioni dhe, rekord kampioni i Ligës holandeze, Ajax, ka shënuar fitoren e radhës, pasi sot si skuadër mysafire kanë mundur ekipin e Utrecht me rezultat 0:3, shkruan Periskopi.
Autorët e golit për skuadrën nga Amsterdami ishin mbrojtësi i djathtë, D. Klassen, i cili shënoi në minutën e 62’të dhe, 9 minuta më vonë, përkatësisht në minutën e 71’të, sulmuesi Tadici shënoi për 0:2.
Kurse për 0:3 realizoi, Promes në minutat shtesë të ndeshjes. /Periskopi



