Juventusi befasohet në Romë

Juventusi befasohet në Romë

Derbi i javës së 7’të në kuadër të ligës italiane, Seria A, ku u ndeshën skuadra e Lazios kundër asaj të Juventusit, përfundoi pa fitues, kjo pasi ekipi i Lazios arriti ta barazonte rezultatin për 1:1 në minutat e fundit të lojes shtesë, përcjell Periskopi.

Ishte goli i minutës së 15’të, i realizuar nga portugezi, Cristiano Ronaldo, ai që deri në minutat e fundit ishte duke i siguruar fitoren e radhës ‘zonjës së vjetër’.

Por, në minutat e fundit të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 95’të për 1:1 shënoi sulmuesi Caicedo.

Në këtë derbi është paraqitur edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqit, i cili u zëvendësua me Ciacedon në minutën e 54’të, duke lënë jopak gjurmë në këtë sfidë.

Prizrenasi gjatë pjesës së parë pati një mundësi të mirë për të zhvelftësuar golin e portugezit, por goditja e tij nuk përfundoi në rrjetën e portës së Juventusit. /Periskopi

Shpërndaje në: