Videoja duke masturbuar i shkon viral, kapiteni i Rusisë përjashtohet nga ekipi kombëtar

Videoja duke masturbuar i shkon viral, kapiteni i Rusisë përjashtohet nga ekipi kombëtar

Kapiteni i Rusisë, Artem Dzyuba është përjashtuar nga ekipi kombëtar, kjo pasi një video e tij duke masturbuar ka bërë xhiron nëpër rrjete sociale, transmeton Periskopi.

Videoja në fjalë bëri xhiron e mediave sociale të shtunën në mbrëmje dhe personi besohet të jetë Dzyuba, megjithëse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

The man, believed to be the Russian skipper, poked his tongue out at the camera

Trajneri i ekipit kombëtar, Stanislav Cherchesov ka konfirmuar se sulmuesi do të mungojë për tre ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Moldavisë, Turqisë dhe Serbisë.

Sulmuesi i Zenit Saint Petersburg u bë një hero kombëtar pas tre golave ​​në Kupën e Botës 2018, i cili e dërgoi Rusinë në çerekfinale.

Vlenë të theksohet se sulmuesi nuk ende nuk ka dhënë komente për videon dhe do të zëvendësohet në skuadër nga Fedor Smolov. /Periskopi

Shpërndaje në: