Xhaka flet pas barazimit me Leeds United
Është mbyllur ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierlige.
Leeds Unitedi ka qenë nikoqir i Arsenalit të Mikel Artetës në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.
Ndeshja që u zhvillua në “Elland Road” u mbyll me rezultat 0:0.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.
Ylli i Arsenalit e cilësoi këtë ndeshje si “betejë të madhe”.
“Ishte një betejë e madhe… tani ne bëhemi gati për sfidën tjetër”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.



