Evra e quan budalla futbollistin e Arsenalit që e goditi me kokë futbollistin shqiptar
Futbollisti i Arsenalit, Nikolas Pepe gjatë ndeshjes së sontme të zhvilluar kundër Leeds United e goditi me kokë futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioskin.
Pas këtij veprimi, gjyqtari e ndëshkoi Pepen me karton të kuq.
Ish futbollisti i Manchester United, Patrice Evra e ka komentuar këtë ngjarje, duke e quajtur futbollistin e Arsenalit budalla.
“Alioski meriton një Oskar. Ai luajti aq mirë, nëse unë do të isha trajneri i Leeds do të isha aq i lumtur me Alioskin por ai dukej sikur e theu hundën. Por me të vërtetë Pepe u tregua budalla”, deklaroi Evra.



