E mbrojti futbollistin shqiptar në ndeshjen e djeshme, Xhaka kritikohet ashpër
Ndeshja e djeshme e zhvilluar në mes Leeds United dhe Arsenalit solli mjaft tensione në mes futbollistëve.
Kjo pasi që Pepe e goditi me kokë futbollistin shqiptar, Alioskin duke u përjashtuar kështu nga loja me karton të kuq.
Por, tensione pati edhe në mes Alioskit dhe Tierney, ku ndërhyri edhe Granit Xhaka duke i qëndruar në krah Alioskit kurse bashkëfutbollistin e skuadrës e shtyu.
Ky veprim i Xhakës ka ngjallur zemërim te tifozët e Arsenalit, duke e kritikuar atë që e ka përkrahur futbollistin shqiptar dhe jo bashkëfutbollistin e tij te Arsenali.
“Granit Xhaka vendosi që të zgjedh anën e një shqiptari në vend të bashkëfutbollistit”, thuhet në disa shkrime të tifozëve.
Këtë ngjarje e komentoi edhe ish futbollisti i Arsenalit, Keown i cili tha se Tierney mund të jetë ndjerë i zemëruar kur e ka parë Xhakën duke e mbrojtur Alioskin.



