FAKE NEWS: Shefki Kuqi s’merret as në konsideratë për trajner të Kombëtares U-21

FAKE NEWS: Shefki Kuqi s’merret as në konsideratë për trajner të Kombëtares U-21

Të martën në mesditë gazetat lokale u vërshuan nga lajmi se Shefki Kuqi do të jetë pasuesi i Rafet Prekazit në Kombëtaren U21 të Kosovës.

Disa gazeta raportuan se kanë mësuar ekzkluzivisht nga burime brenda FFK-së se Kuqi do të jetë pasuesi i Prekazit në bankën e grupmoshës së re.

61-vjeçari është ndërlidhur shumë në javët e fundit me një shkarkim potencial, pas rezultateve jo edhe aq impresive së fundmi me djelmoshat e ri të Kombëtares, shkruan Periskopi.

Të martën në mesditë u publikua raporti se pikërisht Kuqi do të jetë pasuesi i tij, por këto lajme po dalin të jenë absolutisht të pavërteta.

Vet presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se një vendim i tillë as që është marrë dhe as nuk është duke u konsideruar.

Ai për Redaksinë e Sportit të Periskopit ka thënë se Kuqi është vetëm një nga shtatë apo tetë emrat që i janë vetorfuar këtij posti, por FFK është ende larg të marrë në konsideratë ndonjërin prej tyre.

Ai ka potencuar se do të zhvillohet një mbledhje brenda organizatës më 22 dhjetor, ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm dhe të ardhmen e Prekazit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: