Publikohen pamje zemërthyese të Messit të vetmuar dhe kokëulur në stërvitje
Lionel Messi është aktualisht duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë të karrierës së tij jashtëzakonisht të bujshme.
Superylli argjentinas nuk ka performuar sipas standardeve të zakonshme në fushë, teksa ka realizuar vetëm një gol nga loja e hapur në La Liga, transmeton Periskopi.
Forma e tij e dobët u përcoll pas një vere kaotike, kur ai publikisht kërkoi largimin nga Barcelona.
Eventualisht ai vendosi të qëndrojë në klub, por vetëm pse nuk deshi të futej në betejë gjyqësore me katalunasit meqë tashmë i kishte kaluar afati për largim sipas kontratës.
Mirëpo, presioni i vazhdueshëm qartazi ka ndikuar tek ai dhe një video e sulmuesit legjendar të vetmuar dhe kokëulur në stërvitjen e Barcelonës, është publikuar në rrjetet sociale.
Shikoni pamjet zemërthyese më poshtë. /Periskopi.com/
— Culé (@MessiScored) November 23, 2020



