Nikoliq nuk ka ushtri, ka një shoqatë gjuetie
Kështu ka vlerësuar ish-gazetari dhe ish-pjesëtari i AKI-së, Bojan Bozhoviq, në një intervistë për Periskopin, në të cilën ka bërë të ditur pse serbët e ndërtuan murin mbi lumin “Ibër”.
Duke folur për trenin, ai ka thënë se e gjithë ajo që ka ndodhur dhe qenë e planifikuar dhe e ditur nga Vuçiq, derisa ka një pyetje për kryeministrin serb në lidhje me mundësinë që edhe Kosova ta nis një tren për Preshevë.
Bozhoviq ka treguar se pse Serbia po i bën këto provokime karshi Kosovës si dhe kërcënimet me luftë, derisa ushtrinë serbe e quan shoqatë gjuetie.
Sa i përket sigurisë së serbëve në veri të Mitrovicës, ai ka theksuar se serbët atje janë të sigurt dhe se Serbia nuk ka nga kush t’i mbrojë.
Bozhoviq ka potencuar se nëse Serbia nis një luftë të re në Kosovë duhet ta ketë të qartë se atëherë nuk do të luftojë vetëm me Kosovën.
Intervista e plotë:
Periskopi: Kohëve të fundit janë tensionuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Shkaku kryesor mund të quhet se është treni i nisur për në veri të Mitrovicës. Si e komentoni këtë situatë?
Bozhoviq: Nuk ka nevojë për provokim dhe treni ishte një provokim. Nuk është provokim për Kosovën nëse treni është pikturuar me simbole të kishës. Në Kosovë, ka kisha dhe manastire me imazhe të njëjta. Këto janë kishat ortodokse dhe ato nuk e mërzisin askënd. Serbët e Kosovës kanë të drejtë të jetojnë dhe të luten në këto vende të adhurimit në Kosovë. Por, treni me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë” ishte një provokim. Ky ishte provokim nga Beogradi dhe për këtë arsyje treni nuk kaloi kufirin në Jarinë.
Periskopi: Pas rastit të trenit nga Beogradi në Mitrovicë, ditë më parë në Mitrovicë arriti një tren nga Kraleva vetëm me një udhëtar. Ju si qyetar serb i Kosovës a mendoni se qarkullimi i linjave hekurudhore mes Kososvës dhe Serbisë mund të sjell probleme për të dy shtet apo Serbia po provokon situatën?
Bozhoviq: Treni që vjen nga Kraleva nuk është problem. Ky tren qarkullon dhe kjo do të thotë se Kosova nuk e kufizon lirinë e lëvizjes. Problemi është se treni që Rusia i ka dhënë Serbi në fakt, nuk është tren, por billbord ,në të cilin zyrtarët nga Beogradi shkruajnë dëshirat e tyre. Është më mirë të dërgohet edhe një tren pa simbole dhe të bartë pasagjerë nga Beogradi deri në Mitrovicës se sa që ata hodhën para në trenin që tërheq kishën në politikë. Ata e dinin se çfarë do të ndodhë. A mendon ndokush normal se Kryeministri Vuciq nuk e di se çfarë do të ndodhë ne kufi ? Vuçiq i dinte të gjitha shumë mirë.
Periskopi: A mendoni se provokimet e Serbisë karshi Kosovës janë të tepërta?
Bozhoviq: Në Serbi, zgjedhjet presidenciale janë në pranverë, ndoshta edhe ato parlamentare dhe kur janë zgjedhjet edhe propaganda është pjesë e lojës. Menjëherë të gjithë politikanët në Beograd flasin për Kosovën dhe treni nga autoritetet serbe është vetëm një justifikim.
Një pjesë e njerëzve në Serbi duan retorikën e luftës tani Vuçiq dhe Nikoliq bisedojnë se si ushtria serbe do të mbrojë serbët në Kosovë. Unë pyes ata nga kush do t’i mbrojnë serbët në veri të Kosovës? Nga Policia e Kosovës, ku shumica e policëve janë serbë? Kjo është qesharake. Nuk është Bojan Bozhoviq që ka urdhëruar serbët që ishin punëtorë të MUP- it të Serbisë për t’u bashkuar në Policinë e Kosovës. Këto komanda për pjesëtarët e MUP-it janë marrë nga Vuçiqi.
Hyrja e trenit u pengua nga serbët dhe shqiptarët që janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pra jo vetëm nga shqiptarët. Kam një pyetje për Vuçiqin. Nëse Prishtina përgatitë një tren me shkrime“Kosova lindore nuk është e jugut të Serbisë, por pjesë e Kosovës” , a do duhej Policia e Serbisë ta ndalojë këtë tren në kufirin në Merdarë ose Konqul, apo jo?
Periskopi: Si qytetar serb në Mitrovicë si qëndrojnë raportet e juaj me shqiptarët? A ndjeheni të sigurt në vendin ku jetoni?
Bozhoviq: Serbët në veri janë tërësisht të sigurtë.Kemi incidente të izoluara, po në përgjithësi gjendja në veri është e qetë. KFOR-i është përgjegjës për parandalimin e konfliktit, por unë dua të përsëris nuk ka dhe nuk do të ketë konflikt në veri. Ndoshta paqja dhe qetësia i pengon budallenjtë, por në veri do të ketë paqe.
Periskopi: Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka kërcënuar Kosovën me luftë. Sipas jush a është ky një kërcënim serioz apo i panevojshëm?
Bozhoviq: Lexoni pak çka qytetarët e Serbisë shkruajnë në forume të ndryshme në lidhje me kërcënimet e Nikoliqit. Serbia nuk ka ushtri. Ushtria e Serbisë sot është një shoqatë e gjuetisë. Nikoliq jep këtë deklaratë për të fituar vota në zgjedhje. Ai e di se në Kosovë është KFOR ose NATO dhe një luftë e Serbisë me NATO-n do ta shkatërronte Serbinë. Deklarata e Nikoliqit është joserioze, por është e mirë si një mashtrim parazgjedhor.
Periskopi: Në veri të Mitrovicës tani kemi edhe një mur ndarës të qyetetit, i cili u ndërtua nga pala serbe. Insitucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se së shpejti do të rrënohet ky mur. Si e komentoni gjithë këtë ngjarje?
Bozhoviq: Kosova duhet të respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Marrëveshja parashikon formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe – “Zajednica”. Serbët në veri janë të frikësuar se Kuvendi i Kosovës nuk do të njohë “Zajednicën” dhe ndërtuan murin. Në mënyrë të qartë e them se unë jam kundër çdo muri që ndanë njerëzit. Por, unë jam edhe kundër dhunës. Muri është një problem serioz dhe ky problem duhet të zgjidhet nga politikanët e jo nga policia.Nëse muri shkatërrohet me forcë mund të ketë konflikte mes qytetarëve dhe policisë. Unë shpresoj që të gjithë të angazhohen, politikanët shqiptarë edhe serbë, për krijimin e kushteve për heqjen murit./Periskopi/



