Çfarë ka ndodhur me Elvana Gjatën? Ku humbi ajo?
Një situatë e tillë është përsëritur sërish. Nga 25 Dhjetori kur këngëtarja uronte Krishtlindjet me një video nga një meshë, ajo më nuk është shfaqur në rrjete sociale. Mirëpo, fatmirësisht arsye për t’u shqetësuar nuk ka.
Elvana vazhdon të jetë në Duseldorf të Gjermanisë aty ku duket se gjen qetësinë shpirtërore pranë familjes dhe një ambienti krejtësisht të ndryshëm nga ai i përditshmërisë shqiptare.
Këtë, Elvana e ka bërë të ditur në Snapchat ku edhe ka thyer heshtjen mbi një mujore përmes një inserti të shkrepur në rrugët e qytetit gjerman.
Familja, muzika klasike dhe religjioni duket se po e bëjnë këngëtaren e hitit ‘Lejla’ të ndihet komode, larg vëmendjes e publicitetit, nganjëherë të kotë.




